Rama: Për dënimet nën 5 vjet, nuk ka burg. Avokati nuk do jetë më aksesor në sallë. Prokurori t’i raportojë çdo muaj gjyqtarit

Në kuadër të Reformës në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke vënë theksin te kufizimi i përdorimit të masës së arrestit me burg.

Rama tha se gjykatat duhet ta nisin vlerësimin nga liria dhe të shqyrtojnë fillimisht masat më të buta të sigurisë. Sipas tij, për veprat që parashikojnë dënim deri në 3 vite nuk do të caktohen masa shtrënguese, ndërsa për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë arrest me burg.

Edi Rama:

Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të nisë nga arresti në shtëpi. Për veprat me dënim 3 vjet, nuk do caktohen masa shtrënguese. Nën 5 vjet s’do të ketë arrest me burg. Natyra e veprës nuk do mjaftojë më. Rreziku duhet të jetë konkret dhe aktual. Gjykata duhet të bëjë vlerësim të pavarur dhe nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm. Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të caktojë gjendjen pasurore. Çdo muaj prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës ekzistojnë.

Ndryshimi i dytë vendos barazi midis mbrojtjes dhe akuzës. Avokati nuk do jetë më dekor në sallë. Avokati do ketë të drejtë të kërkoj dokumente, të hetojë. Do i paraqiten gjyqtarit dhe ti paraqiten si materialet e prokurorisë. Personi do marrë pa pagesë materialet pa shkuar në gjyq. Prokurori të hetojë edhe rrethanat që e shfajësojnë autorin

Ndryshimi i tretë: personi në dijeni nuk mund të merret në pyetje si i akuzuar dhe të paraqitet me avokat.

 

Të Fundit