Almen Syla, prej vitesh banues në Estoni, iu drejtua emisionit “Stop”, pasi nuk po arrinte të regjistronte në Shqipëri vajzën e tij 6-vjeçare, e lindur në Estoni. Procedurën e kishte nisur disa muaj më parë përmes e-Albania, ndërsa problemi fillestar, lidhej me mungesën e një përkthyesi nga estonishtja. Pasi Konsullata Shqiptare gjeti përkthyesin, Syla dorëzoi dokumentet, kreu pagesën dhe u informua, se gjithçka ishte në rregull.Megjithatë, edhe pse nga Konsullata i ishte thënë, se procedura duhej të përfundonte brenda 3 muajve, prej 4 muajsh nuk ishte bërë regjistrimi. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, dokumentet ishin përcjellë në Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Gjendjes Civile, ku prej muajsh pritej përgjigjja.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, çështja u zgjidh dhe Almen Syla njoftoi, se vajza e tij u regjistrua në gjendjen civile shqiptare dhe pajisja me certifikatën, u realizua.




