Martin Sako, me origjinë nga Fieri dhe emigrant në Itali, që prej vitit 1991, zbuloi në vitin 2025, se identiteti i tij, ishte përdorur nga një person tjetër. Ai u përball me këtë problem, kur iu desh të pajisej me dokumente shqiptare për procedurat, që lidhen me pronën e tij në Fier.Sipas denoncimit, personi, që ka përdorur të dhënat e Martin Sakos jeton në Orikum dhe, sipas informacioneve të siguruara nga “Stop”, ka udhëtuar edhe jashtë Shqipërisë, në Itali dhe Angli, duke përdorur dokumentet me të dhënat e tij.Pasi mësoi për vjedhjen e identitetit, Sako bëri kallëzim në Policinë e Fierit dhe në Prokurori, por edhe pas rreth një viti, nuk ka asnjë zgjidhje. Gjendja Civile në Fier nuk ndërhyn pa një urdhër nga Prokuroria, ndërsa kjo e fundit, nuk ka bërë asnjë lëvizje. Gazetari i “Stop” e shoqëroi Martin Sakon në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku rasti iu paraqit drejtuesit Geron Ibrahimi. Pas ndërhyrjes së strukturës së posaçme, që trajton problematika të tilla, çështja mori zgjidhje.Në fund, Martin Sako aplikoi për dokumentet e tij shqiptare dhe u pajis me ID dhe pasaportë shqiptare.




