STOP-EMISIONI 16(Sezoni 12) 28 Shtator 2026-“Do e bëj për vdekje, do i marr shpirtin me duart e mia”, dhunon foshnjen 6 muajshe, video tronditese.

Një video tronditëse ka mbërritur në redaksinë tonë, që tregon një nënë 21-vjeçare në Kombinat, duke goditur foshnjën e saj vetëm 6 muajshe, pasi fëmija nuk po flinte. Në pamje dëgjohen edhe fjalë kërcënuese dhe një ton agresiv ndaj foshnjës. Materiali është filmuar nga bashkëjetuesja e kunatit të nënës së re, e cila pretendon, se sjellja e dhunshme ka qenë e zakonshme. Vetë mamaja e foshnjes pranon episodin dhe shprehet e penduar për veprimet dhe fjalët ndaj fëmijës. Ajo e lidh gjendjen e saj emocionale, me problemet familjare mes prindërve të saj.Pas reagimit institucional, kujdestaria e foshnjës i është kaluar menjëherë gjyshes. Është kryer një vlerësim paraprak i situatës, ndërsa psikologu i DVP Tiranë, Elidon Shehu, thotë, se zonja mund të jetë duke u përballur me depresionin pas lindjes. Punonjësja sociale e mbrojtjes së fëmijëve, Blerina Hysi, shprehet, se foshnja do të qëndrojë në një ambient të sigurt, pranë familjarëve dhe nën mbikëqyrje, deri në përfundimin e vlerësimeve.Nga ana tjetër, kunata e zonjës, pretendon se dhuna ndaj foshnjës ka qenë e përsëritur për muaj me radhë dhe se ajo e kishte informuar policinë për situatën. Për këtë rast, ka nisur një procedim për keqtrajtim të të miturve dhe dhunë në familje.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është shfaqur duke kërcyer dhe kënduar shqip, me një gotë mbi kokë, në dasmën e kushëririt të saj në Pejë, një moment ky kranarie për fansat e saj. Gjykata e Lartë, magjistratët dhe Shoqata e Prokurorëve refuzuan tryezën e sotme, të thirrur nga Edi Rama për diskutimin e pagave të tyre. Takimi u anulua, pasi këtë ftesë e pranoi vetëm KLGJ.

10 ditë më parë transmetuam rastin fatkeq të zonjës Rajmonda Doko, një grua nga Maliqi, e cila,përveç problemeve të shëndetit mendor, po përballet edhe me një tumor në gji. Familjarët thonë, se kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Maliq dhe më pas në Korçë, por referimi i pacientes drejt Tiranës, është vonuar.Për pasojë, plaga u zgjerua dhe i zuri edhe krimba. Elvion Doko, nipi i pacientes, akuzoi zinxhirin e mjekëve, duke pretenduar, se nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, situata mund të ishte parandaluar. Rajmonda Doko ka përfunduar e shtruar në një spital psikiatrik në Elbasan. Mjeku psikiatër, tha, se pacientja nuk duhej të ishte shtruar aty, si vendi kryesor i trajtimit, pasi psikiatria nuk është strukturë onkologjike dhe nuk ka pavijon për pacientë të shtruar për sëmundje tumorale.Nga ana tjetër, mjekja onkologe në Elbasan u shpreh, se gjendja e Rajmondës është tashmë shumë e rënduar dhe aktualisht nuk ka kirurg, që ta marrë përsipër operacionin. Pas transmetimit tonë, pacientja u tranferua në pavionin onkologjik, ku kreu një ndërhyrje për plagën. Një grup mjekësh, sipas vlerësimit multidisiplinar, ndërhyri për rikonstruksionin e gjirit, duke eliminuar tërësisht plagën.

Të Fundit