Protestë në Maliq, banorët: Po na marrin ujin për fshatin tjetër

Banorët e fshatit Burimas, në Maliq, kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë, duke u përplasur me policinë dhe përfaqësuesit e ujësjellësit, duke refuzuar marrjen e ujit nga fshti i tyre për të furnizuar një fshat tjetër.

Shkak i protestës është një projekt për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit fqinj, Zvezdë. Banorët e Burimasit kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi i fshatit të tyre, pasi thonë se ndërhyrja mund të ndikojë në furnizimin e tyre me ujë.

Për banorët, zgjidhja është që investimi për Zvezdën të realizohet pa prekur burimin nga i cili furnizohet Burimasi.

“Sot protestohet për ujin. Problemi, është hera e tretë e problemit për ujin. Për të marrë ujin e Golloberdës ta sjellin në Zvezdë. Për të na mashtruar, për të na gënyer. Kaq. Ne nuk do ta pranojmë këtë gjë. Jo, nuk do ta lejojnë. Këta janë banorët e Golloberdës. Plus që do ngrihet edhe Zvezda, nuk do ta pranojmë këtë gjë. Të vijë të bëjë pusin në Zvezdë”, është shprehur një qytetar.

Të Fundit