STOP-EMISIONI 15(Sezoni 12) 25 Shtator 2026-30 vite emigrant, zbulon, se nje qytetar jeton dhe udheton me identitetin e tij

Martin Sako, me origjinë nga Fieri dhe emigrant në Itali, që prej vitit 1991, zbuloi në vitin 2025, se identiteti i tij, ishte përdorur nga një person tjetër. Ai u përball me këtë problem, kur iu desh të pajisej me dokumente shqiptare për procedurat, që lidhen me pronën e tij në Fier.Sipas denoncimit, personi, që ka përdorur të dhënat e Martin Sakos jeton në Orikum dhe, sipas informacioneve të siguruara nga “Stop”, ka udhëtuar edhe jashtë Shqipërisë, në Itali dhe Angli, duke përdorur dokumentet me të dhënat e tij.Pasi mësoi për vjedhjen e identitetit, Sako bëri kallëzim në Policinë e Fierit dhe në Prokurori, por edhe pas rreth një viti, nuk ka asnjë zgjidhje. Gjendja Civile në Fier nuk ndërhyn pa një urdhër nga Prokuroria, ndërsa kjo e fundit, nuk ka bërë asnjë lëvizje. Gazetari i “Stop” e shoqëroi Martin Sakon në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku rasti iu paraqit drejtuesit Geron Ibrahimi. Pas ndërhyrjes së strukturës së posaçme, që trajton problematika të tilla, çështja mori zgjidhje.Në fund, Martin Sako aplikoi për dokumentet e tij shqiptare dhe u pajis me ID dhe pasaportë shqiptare.

Kush duhet ta paguajë në një takim, burri, gruaja, apo të ndajnë faturën. Qytetarët kanë mendime të ndryshme, lidhur me këtë cështje. Disa e shohin pagesën nga burri, si pjesë të xhentilesës dhe traditës. Një qytetar tregon me humor, se në të kaluarën, faturën ia paguante e dashura, ndërsa tani ia paguan gruaja. Të tjerë thonë, se nëse burri nuk paguan, nuk do të ketë një takim të dytë.

Almen Syla, prej vitesh banues në Estoni, iu drejtua emisionit “Stop”, pasi nuk po arrinte të regjistronte në Shqipëri vajzën e tij 6-vjeçare, e lindur në Estoni. Procedurën e kishte nisur disa muaj më parë përmes e-Albania, ndërsa problemi fillestar, lidhej me mungesën e një përkthyesi nga estonishtja. Pasi Konsullata Shqiptare gjeti përkthyesin, Syla dorëzoi dokumentet, kreu pagesën dhe u informua, se gjithçka ishte në rregull.Megjithatë, edhe pse nga Konsullata i ishte thënë, se procedura duhej të përfundonte brenda 3 muajve, prej 4 muajsh nuk ishte bërë regjistrimi. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, dokumentet ishin përcjellë në Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Gjendjes Civile, ku prej muajsh pritej përgjigjja.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, çështja u zgjidh dhe Almen Syla njoftoi, se vajza e tij u regjistrua në gjendjen civile shqiptare dhe pajisja me certifikatën, u realizua.

Të Fundit