Në qytetin e Fierit, qëndistaria “Roza” reklamon në rrjetet sociale prodhimin dhe shitjen e elementeve të uniformave të Policisë së Shtetit, përfshirë bluza, pantallona, kapele, stema, grada, numra identifikimi, apo spaleta. Porositë përfshijnë uniforma për policinë e rendit, policinë rrugore, policinë kufitare dhe ushtrinë.Emisioni “Stop” iu drejtua subjektit me kamera të fshehtë dhe porositi dy kostume të plota policie. Porosia përfshinte kapele, bluza, pantallona, badge, stema të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Rendit, numra identifikimi dhe grada “komisar”.Gjatë bisedës, shitësja tregon, se ka një numër të madh porosish dhe se punon edhe online, duke realizuar rreth 100 porosi në ditë. Në rastin e dokumentuar nga “Stop”, dy kostume policie të kompletuara u porositën dhe u morën, pa paraqitur identifikim si punonjës policie dhe pa autorizim. Kostoja totale e porosisë shkoi rreth 140 mijë lekë, duke përfshirë uniformat dhe elementet identifikuese.
Në media ka dalë një komunikim mes drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit, ku Hyseni i shkruan Agasit, se për të i fikte të gjithë radarët e shtetit.Duke hyrë në ambientet e Spak, Monika Kryemadhi, tha, se dashuria është gjë e madhe, ndërsa për të askush nuk fiku radarë.
Shtetasi R.B. u arrestua në vitin 2018 për një vepër penale, për të cilën ka kryer edhe dënimin. Në kuadër të çështjes, automjeti i tij, tip Benz, u sekuestrua dhe në vitin 2020, me vendim, kaloi në pronësi të shtetit.Pavarësisht urdhrit për ekzekutimin e vendimit, ndryshimi i pronësisë, nuk ishte kryer. Për pasojë, edhe në vitin 2026 automjeti rezultonte ende në emër të R.B., i cili ishte përballur me dy gjoba, ndërsa prej vitesh kishte vijuar të kishte në ngarkim edhe taksat e automjetit.Avokati Erid Sherifi shpjegon, se përgjegjësia për zbatimin e vendimit është e institucioneve dhe qytetari nuk duhet të mbajë detyrime për një automjet, që tashmë i ka kaluar shtetit.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Policia e Gjirokastrës u vu në lëvizje për ndryshimin e pronësisë së automjetit dhe heqjen e masave administrative. Kështu, pas disa vitesh, problemi i qytetarit mori zgjidhje.R.B.




