GJKKO njoftim zyrtar: Vlora Hysenit iu la masa e sigurisë, ndalohet çdo publikim i vendimit në media

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, Hyseni u paraqit fillimisht më 23 shtator para gjykatës pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje si person nën hetim.

Gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

Po ashtu, gjykata ka vendosur ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake, duke u mbështetur në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale.

Hetimet ndaj ish-kreut të SHISH vijojnë nën drejtimin e SPAK.

Të Fundit