Shkarkimi i Vlora Hysenit, Begaj thërret në takim ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë dhe kreun e komanduar të SHISH

Presidenti Bajram Begaj priti sot ministrin e Brendshëm Ervin Demo, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe drejtorin e komanduar të SHISH, Elvis Lila. Kjo shënon daljen e parë të drejtorit të komanduar të SHISH në një takim të njoftuar me kreun e shtetit.

Takimi vjen dy ditë pas vendosjes në arrest shtëpie dhe pezullimit nga detyra të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni e akuzuar për ‘zbulim të të dhënave sekrete’ neni 295/a/1 i Kodit Penal) dhe ‘përkrahje të autorit të krimit’ (neni 320/2 i Kodit Penal) Lila mori përkohësisht kompetencat e drejtimit të shërbimit pas pezullimit të saj.

Prania së bashku e drejtuesve të institucioneve të sigurisë i jep takimit peshë të veçantë në këtë moment. Megjithatë, njoftimi i Presidencës nuk e përmend çështjen Hyseni: duke thënë vetëm se Begaj u informua dhe diskutoi me ta për “çështje të aktualitetit”.

Hetimi ndaj ish-drejtueses së SHISH ka ndezur në ved një debat politik për sigurinë dhe funksionimin e institucioneve.

Të Fundit