Hagë/ Gjykata Speciale dënon Kadri Veselin me 18 vite burg

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, duke e dënuar me 18 vite burgim.

Vendimi u shpall në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili ka zgjatur disa vite në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Veseli është një prej katër ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në këtë proces, së bashku me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Aktakuza ndaj tyre përfshin akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të Fundit