I merr 15 mijë € për një legalizim fals, “Stop” e kap në kafe mashtruesen me burrin, arrestimi!

Një denoncues nga Tirana tregon, se ra në kurthin e Zana Dodës, e cila në vitin 2024 i ishte prezantuar si punonjëse e Kadastrës. Ajo i premtoi se, kundrejt 15 mijë eurove, do t’i siguronte dy vendime legalizimi, një për të dhe një për dhëndrin e tij.Komunikimet mes tyre, përmes SMS-ve dhe audiove, zbulojnë premtimet e vazhdueshme të Dodës. Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” dokumentoi marrjen e shumës prej 15 mijë eurosh, për pajisjen me dokumentet e legalizimit.Madje, për të bërë të besueshëm mashtrimin, Doda i dërgoi denoncuesit në WhatsApp tre foto të një vendimi legalizimi, duke pretenduar, se dokumenti ishte nxjerrë në emër të dhëndrit të tij dhe se vendimi për denoncuesin, do të përfundonte brenda javës. Por verifikimi i “Stop” pranë Kadastrës tregoi, se vendimi i dërguar, ishte i falsifikuar.Pas përballjes me faktet, Doda premtoi, se do t’i kthente 15 mijë eurot. Por as këtë premtim nuk e mbajti. Ajo tentoi të bindte denoncuesin, se do t’i siguronte hipotekën dhe do t’i kthente një pjesë të parave, me kusht, që ai të tërhiqej nga “Stop”. Në bashkëpunim me autoritetet, gjatë takimit të pasdites Zana Doda u arrestua në flagrancë.Hetimet e para tregojnë, se në në bashkëpunim me 27-vjeçaren Sara Ndoj, Doda dyshohet, se ka përfituar mbi 100 mijë euro me anë të mashtrimit.

Të Fundit