Një telefonatë anonime ka alarmuar Policinë e Tiranës për një bombë të vendosur në ambientet e shkollës “Emin Duraku.
Pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë u mobilizuan menjëherë dhe nisën kontrollet në shkollë për të verifikuar informacionin. Pas kontrolleve, rezultoi se në ambientet e institucionit nuk kishte lëndë plasëse dhe telefonata ishte një alarm i rremë.
Sipas burimeve, hetuesit kanë identifikuar numrin nga i cili është kryer telefonata dhe kanë zbuluar se pas saj qëndronte Edmond Jatagani. Ai është arrestuar nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me shërbimet e Antiterrorit.
Jatagani rezulton të jetë shoqëruar edhe më herët nga Policia, në lidhje me akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave.
Autoritetet vijojnë hetimet për të dokumentuar të plotë.




