“2 vite pa diplomë!”/E diplomuar në Gjermanisht, përballet me një tjetër surprizë: Diploma me gabime

Ogerta Alushi, e diplomuar në Master për Mësuesi në Gjuhën Gjermane në vitin 2024, në Universitetin e Durrësit, denoncon, se prej dy vitesh, nuk ka marrë diplomën. Ajo thotë, se i nevojitet për punësim jashtë vendit.Kur pyet në universitet, i thonë, se diplomat nuk janë shtypur nga shtypshkronja. Pas interesimit të emisionit “Stop” pranë Universitetit të Durrësit dhe kërkesës zyrtare për informacion, institucioni njofton, se diplomat janë gati, për t’u tërhequr. Por, kur Ogerta shkon ta marrë, përballet me një tjetër problem: diploma përmban gabime të rënda në shkrim dhe në vitin akademik.

Të Fundit