Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke rënë nga një urë.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur me një mjet tjetër sipër urës ndërsa me pas ka përfunduar jashtë karrexhatës, duke rënë nga lartësia e urës.
Nga burime paraprake pranë vendit të ngjarjes mësohet se, si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në mjetin e tonazhit të rëndë, të dy shtetas egjiptianë. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit “Foristrade”, një 28-vjeçar shqiptar.



