Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kuvendit për të vijuar protestën e tyre në ditën 51-të. Ata kanë nisur të mblidhen disa minuta para se të nisë seanca plenare.
Forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e Kuvendit ndërsa portestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve që mbërrijnë në Kuvend për tu bashkuar në seancën e radhës plenare.
“Iu erdhi fundi”, dëgjohen protestuesit teksa kanë kënduar edhe himnin e flamurit dhe valëvisin flamurin kuq e zi.
Ne seancën e sotme plenare pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore të institucioneve.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 16 korrik 2026. Gjithashtu do të paraqitet Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.
Në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i projektligjit “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)” dhe disa projektrezoluta.




