Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Qytetarët po protestojnë edhe këtë të premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të 20-ën ditë me radhë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në orën 19:00, si çdo ditë tjetër, protestuesit do të mblidhen fillimisht në sheshin sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë në drejtim të godinës së qeverisë, ku do të mbahen fjalimet. Në vijim, për disa orë, protestuesit marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës deri në mesnatë.

Një ditë më parë, qytetarët marshuan fillimisht drejt Parlamentit, ku po zhvillohej votimi i rendit të ditës, dhe më pas u drejtuan te Kryeministria.

Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat çdo ditë nga ora 19:00, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave përfshihet edhe anulimi i ligjeve që, sipas tyre, lidhen me mjedisin, natyrën dhe zonat e mbrojtura.

Të Fundit