Pas rreth dy orë e gjysmë qëndrimi dhe fjalimesh përpara Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 16-të të protestës, ndërsa fillimisht kanë marrë rrugën kryesore në zonën e ish-Bllokut.
Mes thirrjeve drejtuar qytetarëve për t’u ngritur nga kafet dhe për t’iu bashkuar protestës, protestuesit kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë.
“Rama ka mbaruar”, “Rama jep dorëheqjen”, ishin disa prej thirrjeve të tyre.
Edhe në ditën e 16-të të protestës u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa u dëgjuan gjithashtu thirrje kundër klasës politike shqiptare.



