Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj.

Të pandehurit kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit.

Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra.

Raportohet se të pandehurit kanë dhunuar Petrit Çakrajn, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen.

Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.

Të Fundit