Spiropali uron 35-vjetorin e PS: Hija ime nuk di dhunë, por frymëzim lirie dhe punë

Pas përmbylljes së aktiviteteve me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste rë Shqipërisë, ka reaguar edhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, e cila shkruan në një status në Facebook se “hija e saj nuk di dhunë, por vetëm frymëzim lirie, punë, mund të pafund dhe art magjie”, duke përcjellë gjithashtu urimin për 35-vjetorin e PS.

“Gëzuar 35-vjetorin PS🌹
Hija ime nuk di dhunë,
Di veç frymëzim lirie,
Dhe di punë, punë, punë,
Mund pafund për Art magjie”, shkruan Spiropali.

Aktiviteti për 35-vjetorin e Partisë Socialiste u zhvillua në Tiranë, ku kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përmbyllëse të eventit.

Të Fundit