Përjashtimi i Ervin Salianjit dhe kandidatëve të tjerë në garën për kreun e PD-së, ka shkaktuar humor në studio. Saimiri dhe Genti bëjnë batuta me faktin, që Berisha nuk lejon asnjë rival në selinë blu. Si ka qenë rradha e vajgurit në Shqipërinë komuniste të para viteve 90. Pamjet dhe batutat sjellin atmosferën e asaj kohe. Sa dëshmorë kanë rënë për clirimin e vendit. Kjo pyetje dhe përgjigjet e qytetarëve, janë plot humor.Një program mbi një qytetar, që mbante dele në mes të qytetit të Kavajës, ka bërë, që Saimiri e Genti, të propozojnë edhe mbajtjen e ujqërve në shtëpi.
Pjesët më të mira të programit vijnë në këtë emision të fundit të sezonit plot freski dhe humor.Një nga firmat më të njohura të veshjeve ka propozuar kostume me përbërje kartoni, duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.Një tjetër propozim është ai i cantave me qese. Ndërsa Genti në studio bën canta me letër higjenike.Një vendim, që administrata nuk mund të udhëtojë jashtë vendit për arsye seksuale, ka bërë që studioja të shpërthejë në humor e batuta.
Një këngë popullore, ku fytyra e vajzës krahasohet me hënën e plotë, bën, që në studio të nisin batuat dhe humori me vajzat tona.Odiseja rrinte në det, se nuk donte të shkonte te gruaja në shtëpi.Po të ngjallej diktatori Enver Hoxha, do ia shkulte piercing Klintonit, që interviston qytetarët.Vajzat në studio i kontrollojnë telefonin Saimirit, ndërsa njëra prej tyre shkakton humor, duke kërkuar macok për macen.



