Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej Bankës së Shqipërisë pësoi rënie në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas Vrojtimit mbi Ecurinë e Tregut të Pasurive të Paluajtshme, numri i përgjithshëm i pronave të shitura ishte 1273, ose 35% më pak nga numri i raportuar në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit (gjithsej 1959 prona të shitura).
Numri mesatar i pronave të shitura nga çdo subjekt gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025 rezultoi në rreth 8, në rënie të dukshme nga mesatarja prej 11 e raportuar gjatë gjysmës së parë të 2025.
Raporti i numrit të subjekteve që kanë kryer shitje ndaj numrit të përgjithshëm të përgjigjeve të vlefshme u raportua në vlerën 40%. Ky raport ka shënuar rënie graduale në dekadën e fundit, nga një maksimum prej rreth 70% i vlerësuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.
Rreth 37% e shitjeve të realizuara gjatë gjashtëmujorit të dytë 2025 në të gjithë territorin përfaqësohen nga prona të vendosura në zonat më të preferuara brenda qytetit, dhe kjo peshë është e ngjashme me periudhën paraardhëse.
31% e pronave të shitura kanë qenë prona të ndërtuara në periferi, brenda qytetit nga 44% në periudhën e kaluar, ndërsa dhe rreth 32% e pronave kanë qenë prona të ndërtuara jashtë qytetit, nga 21% gjashtëmujorin e kaluar.



