Personi në foto është 39-vjeçari, Sadik Llanaj i shpallur në kërkim këtë të hënë lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit, Ardian Baloshi. Llanaj qëlloi për vdekje të riun pas një konflikti të çastit për një lojë kalçetoje.
Plagët e marra i kushtuan jetën të riut i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:25 në rrugën “Dervish Luzha”.
Policia ka njoftuar se po punon me RENEA-n për kapjen e 39-vjeçarit i cili është i armatosur. Ai ka arritur të arratiset me mjetin e tij mënjëherë pas ngjarjes.



