“S’do hy 65 vjeç në hasmëri” zihen për vdekje mbesa dhe xhaxhai për shtëpinë!

Rasti i Arben Vyshkës, i trajtuar nga emisioni “Stop” në prill 2025, është rikthyer sërish në vëmendje pas tentativës për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, që lidhet me pronësinë e katit të tretë të një ndërtese 3-katëshe. Sipas pretendimeve të Arben Vyshkës, ky kat i është kaluar në mënyrë të padrejtë familjarëve të tij përmes një deklarate të falsifikuar, e cila më pas është marrë në konsideratë edhe nga gjykatat e shkallëve më të ulëta.Pas dy vitesh, vendimi i Apelit po tentohet të ekzekutohet nga Përmbarimi Shtetëror në favor të nipit të tij, Andi Vyshka. Megjithatë, sipas Arben Vyshkës dhe avokatit të tij, çështja ndodhet ende në shqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe ekzistojnë vendime të kësaj gjykate, që ndikojnë drejtpërdrejt në vlefshmërinë dhe ekzekutimin e vendimit të Apelit.Një nga problemet kryesore lidhet me aksesin në katin e tretë. Shkallët dhe oborri, që mundësojnë hyrjen në këtë kat, ndodhen në një truall me disa bashkëpronarë dhe kjo situatë nuk është pasqyruar në vendimin e Apelit. Për këtë arsye, gjatë ditës së caktuar për ekzekutimin e vendimit, u ngritën pikëpyetje mbi mënyrën praktike dhe ligjore të realizimit të tij.Përballë këtyre paqartësive, përmbaruesja shtetërore vendosi të pezullojë veprimet dhe të kërkojë një ekspertizë për të përcaktuar mënyrën e aksesit në pronë. Megjithatë, edhe ky proces has vështirësi, pasi kërkon miratimin e bashkëpronarëve të truallit, një pjesë e të cilëve jetojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerë mbështesin qëndrimin e Arben Vyshkës.

Të Fundit