Në Tiranë, Selim Vrapi dhe gjashtë trashëgimtarë të tjerë presin prej vitesh të marrin kompensimin financiar për një pronë të familjes së tyre në zonën “Jordan Misja”. Fondi total, i miratuar prej ATP-së, ishte 91 milionë lekë, që do të ndahej në shtatë pjesë të barabarta. Selimi thotë, se që në vitin 2020 ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara, por deri më sot nuk ka parë asnjë pagesë.Në vitin 2025, ATP-ja i kërkoi të aplikojë përmes platformës E-Albania, por ai nuk kuptonte se çfarë kërkohej më tej. Sipas përgjigjes së ATP-së, vonesat lidhen me faktin, se dikush tjetër ka pretendime për të njëjtën pronë, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet në gjykatë.




