Në Rrile, afër Lezhës, një 20-vjeçar i sëmurë me distrofi muskulore përjetoi një zhgënjim të madh në ditëlindjen e tij të 20-vjetorit. Familja, duke dashur ta surprizonte me një festë të madhe dhe me këngëtarin e tij të preferuar, i besoi një të riu, Rei Guri, i cili pretendonte, se ishte “badigardi” i këngëtarit.Babai i 20-vjeçarit tregon, se i dha 2.500 euro direkt në dorë, për prezencën e këngëtarit. Festa u zhvillua, por këngëtari nuk u paraqit. Telefonatat me Rei Gurin rezultuan të kota. Familja zbuloi, se ishte një mashtrim i qartë.Me ndihmën e gazetares së “Stop”, babai i 20-vjeçarit lidhet me Rei Gurin, i cili fillimisht premton kthimin e parave, por nuk e bën. Më pas ndërhyn gazetarja dhe i kërkon, që të sjellë paratë brenda një ore. Në këto kushte, Rei Guri, i shoqëruar nga babai i tij, polic, sjell paratë në shtëpinë e familjes së mashtruar dhe kërkon ndjesë.Brenda vetëm një ore, familja merr 2.5 milionët lekë, që i prisnin prej një viti.




