STOP-EMISIONI 195(Sezoni 11) 4 Qershor 2026-“Bashkeshortja ime s’eshte afgane”, gafa e gjendjes civile i nderron gruas shtetesi

Një gabim administrativ në Zyrën e Gjendjes Civile të Ruzhdies i ka shkaktuar probleme të shumta familjes Kamberaj. Saimir Kamberaj, i cili jeton dhe punon në Greqi, denoncon një pasaktësi të rëndë në dokumentacionin e bashkëshortes së tij, Dorina Kamberaj.Sipas denoncimit, në vitet 2017 dhe 2019, gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin e gjendjes civile, shtetësia e Dorina Kamberajt është regjistruar gabimisht si afgane, në vend, që të figurojë shqiptare. Ky gabim ka sjellë vështirësi në procedurat administrative të familjes, veçanërisht për dokumentacionin e djalit të tyre.Gazetarja kontaktoi Zyrën e Gjendjes Civile, që tashmë funksionon në Patos pas transferimit nga Ruzhdia. Përgjegjësja e zyrës, Afërdita Beqiraj, pranoi, se bëhej fjalë për një gabim njerëzor të ndodhur gjatë hedhjes së të dhënave në sistem. Sipas saj, në vend të shtetësisë “Albania”, ishte regjistruar gabimisht “Afghanistan”, duke krijuar pasaktësinë në certifikatat e gjendjes civile.Pas verifikimeve dhe procedurave të nevojshme, Aferdita Beqiraj aplikoi për korrigjimin e të dhënave pranë institucioneve kompetente në Fier. Me ndërhyrjen e emisionit “Stop” dhe bashkëpunimin mes Zyrës së Gjendjes Civile në Patos, problemi u zgjidh brenda një kohe të shkurtër.Në përfundim, familja Kamberaj u pajis me certifikatën e korrigjuar, ku shtetësia e Dorina Kamberajt figuron si shqiptare.

Një incident i pazakontë është regjistruar, kur një 70 vjecare ka përfunduar në shinat e trenit, pasi ka ndjekur pikë për pikë udhëzimet e GPS-së.Për fat, nuk pati të lënduar nga incidenti, ndërsa autoritetet ndërhynë menjëherë për të normalizuar situatën.

Një qytetare iu drejtua emisionit “Stop” me pretendimin, se ishte në pritje prej më shumë se një viti për të marrë mbrapsht 3 milionë lekë, që cilat ia kishte dhënë subjektit “Bea Marketing Promocion”, me administratore Ermelinda Sinani.Sipas denoncueses, shuma ishte dhënë në kuadër të një projekti bashkëpunimi, me garancinë, se do t’i kthehej brenda një jave. Megjithatë, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, paratë nuk ishin kthyer. Qytetarja vuri në dispozicion komunikime mes palëve, si edhe dokumentacionin bankar, që provonte transferimin e shumës. Në këto komunikime pranohej ekzistenca e detyrimit financiar dhe përmendeshin afate të ndryshme për kthimin e shumës, që cilat nuk ishin respektuar.Situata mori një tjetër rrjedhë, kur gazetarja kontaktoi administratoren Ermelinda Sinani. Menjëherë pas telefonatës, kjo e fundit i dërgoi mesazh qytetares dhe kreu një pagesë të parë prej 800 mijë lekësh, duke premtuar, se pjesa e mbetur do të likuidohej brenda afatit të caktuar.Më pas, Ermelinda Sinani shleu të gjithë detyrimin financiar prej 3 milionë lekësh ndaj qytetares, duke i dhënë zgjidhje problemit, që vijonte prej më shumë se një viti.

Të Fundit