Rasti i Arben Vyshkës, i trajtuar nga emisioni “Stop” në prill 2025, është rikthyer sërish në vëmendje pas tentativës për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, që lidhet me pronësinë e katit të tretë të një ndërtese 3-katëshe. Sipas pretendimeve të Arben Vyshkës, ky kat i është kaluar në mënyrë të padrejtë familjarëve të tij përmes një deklarate të falsifikuar, e cila më pas është marrë në konsideratë edhe nga gjykatat e shkallëve më të ulëta.Pas dy vitesh, vendimi i Apelit po tentohet të ekzekutohet nga Përmbarimi Shtetëror në favor të nipit të tij, Andi Vyshka. Megjithatë, sipas Arben Vyshkës dhe avokatit të tij, çështja ndodhet ende në shqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe ekzistojnë vendime të kësaj gjykate, që ndikojnë drejtpërdrejt në vlefshmërinë dhe ekzekutimin e vendimit të Apelit.Një nga problemet kryesore lidhet me aksesin në katin e tretë. Shkallët dhe oborri, që mundësojnë hyrjen në këtë kat, ndodhen në një truall me disa bashkëpronarë dhe kjo situatë nuk është pasqyruar në vendimin e Apelit. Për këtë arsye, gjatë ditës së caktuar për ekzekutimin e vendimit, u ngritën pikëpyetje mbi mënyrën praktike dhe ligjore të realizimit të tij.Përballë këtyre paqartësive, përmbaruesja shtetërore vendosi të pezullojë veprimet dhe të kërkojë një ekspertizë për të përcaktuar mënyrën e aksesit në pronë. Megjithatë, edhe ky proces has vështirësi, pasi kërkon miratimin e bashkëpronarëve të truallit, një pjesë e të cilëve jetojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerë mbështesin qëndrimin e Arben Vyshkës.
Gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Shkodër, Kryeministri Edi Rama kujtoi momentet e para të angazhimit të tij në politikë. Me nota humori, ai iu drejtua Musa Ulqinit, duke i thënë, se kishte një meritë të veçantë, pasi i kishte dhënë teserën e anëtarësimit në Partinë Socialiste pa dijeninë e kryetarit të kohës, Fatos Nano.Rama kujtoi, se më pas shkuan në zyrë, ku ndodhej Kismet Meta. Ai shtoi, se Kismet Meta “u bë kismeti i të gjithëve”, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje në sallë.
Në 5 maj transmetuam problemin e zonjës Gresilda Malecaj në Lezhë, e cila, me ndihmën tonë, mundi të pajiset me certifikatë pronësie për dy dynymë ullishte në dhjetor 2025. Por më pas ajo u përball me vështirësi, për ta marrë konkretisht pronën e saj, të uzurpuar nga dy shtetas, Gjergj dhe Saimir Simoni, të cilët jo vetëm kishin ndërtuar banesa në atë zonë, por i kishin legalizuar ato. Përtej gjurmës së ndërtesave, ata morën në përdorim edhe një pjesë të konsiderueshme të truallit, që i përket zonjës Malecaj.Situata u përkeqësua, pasi Gresilda u përball edhe me kërcënime, për të mos iu afruar pronës së saj. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pa konflikt, Gresilda Malecaj kërkoi ndihmën e Bashkisë Lezhë, për të bërë përcaktimin e saktë të kufijve të pronës, duke kërkuar, që të respektohen edhe banesat ekzistuese.Megjithëse u ngrit një grup pune dhe u kryen verifikime në terren, në përfundim asaj iu komunikua, se kërkesa nuk ishte e saktë, duke e lënë sërish pa zgjidhje. Gresilda paraqiti kërkesë të re, dhe pas ndërhyrjes së “Stop”, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh publikisht, se rasti do të ndiqej deri në fund dhe qytetarja do të marrë atë, që i takon.Më në fund kjo ndodhi dhe Gresilda falenderon edhe për zgjidhjen finale të caktimit të kufijve të pronës së saj.




