Dua Lipa dhe Callum Turner i japin fund beqarisë! Martohen me një ceremoni të thjeshtë në Londër (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është martuar me aktorin Callum Turner në Old Marylebone Town Hall të Londrës. Çifti zgjodhi një ceremoni të thjeshtë ku morën pjesë miq të ngushtë dhe familjarë.

Fotot tregojnë Lipën të veshur elegante me një fustan të bardhë dhe kapelë, ndërsa Turner mbante veshur një kostum blu të errët.

Ceremonia e tyre e martesës vjen pas thashethemeve se ata po organizonin një festë të madhe që do të zgjaste tre ditë. U raportua se Dua dhe Callum do të thoshin “Po” në Siçili të Italisë, me shumë emra të njohur në listën e të ftuarve, përfshirë Charli XCX dhe Tove Lo.

Të Fundit