Shkelje e barazisë në tendera, shtyhet seanca ndaj kryebashkiakut Benet Beci dhe 6 vartësve të tij

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku është i përfshirë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës dhe prokurorit të çështjes.

Beci, së bashku me gjashtë persona të tjerë, po hetohet në lidhje me dyshime për shkelje të barazisë në tendera publikë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe lidhet me kohën kur Benet Beci ka qenë në krye të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, hetime këto të nisura pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.

Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.

Të Fundit