“Pse kalove nga kjo rrugë” e ndjek tersi, si ju shkatërrua jeta për 24 orë qytetarit

Lulash Makës nga Durrësi deoncon një konflikt administrativ me pasoja të rënda personale dhe financiare për të. Maka, i pajisur me të gjitha dokumentet, licencën dhe certifikatat për transport kombëtar dhe ndërkombëtar, kishte marrë një kredi për të blerë autobus dhe punonte në një linjë të përcaktuar transporti.Në një rast vdekjeje, ai devijoi nga itinerari i zakonshëm dhe po kryente rrugën Durrës–Tiranë, kur në zonën e stacionit të trenit në Durrës, u ndalua nga policia. Ndaj tij u vu një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra dhe iu pezullua licenca, me argumentin, se po qarkullonte jashtë linjës së lejuar Tiranë–Shijak–Tiranë.Maka e kundërshtoi këtë vendim fillimisht në organet administrative dhe më pas në Gjykatën Administrative. Gjykata nuk e shqyrtoi çështjen në themel, pasi e rrëzoi padinë për shkak të tejkalimit të afateve. Aktualisht, çështja ndodhet në Gjykatën Administrative të Apelit që prej vitit 2022 dhe ende nuk është marrë në shqyrtim.Sipas ekspertit Arben Llangozi, raste të tilla duhet të zgjidhen nga institucionet administrative dhe jo të kalojnë në gjykatë, pasi krijojnë kosto të panevojshme për qytetarët. Ndërkohë, pasojat për Lulash Makën kanë qenë të rënda. Ai ka humbur autobusin për shkak të kredisë, vendin e punës dhe ka përballuar vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa edhe bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Të Fundit