“Nis dita dhe mbyllet pa lekë”, tregtarët drejt falimentimit: ja kush po ua vjedh punën!

Në zonën e Kombinatit në Tiranë është evidentuar një situatë problematike mes tregtarëve të formalizuar dhe ambulantëve të paligjshëm, që sipas tyre po u dëmton biznesin.Tregu i Kombinatit, një nga shtatë tregjet fikse, që administrohet nga Agjencia e Administrimit të Tregjeve Bashkia Tiranë, ka mungesë klientësh, sidomos në sektorin e rrobave të përdorura. Tregtarët shprehen se, ndonëse paguajnë taksa mujore, xhiroja e tyre është ulur ndjeshëm.Sipas tyre, një treg informal është zhvilluar shumë pranë tyre, ku shiten rroba të përdorura dhe produkte të tjera pa asnjë detyrim tatimor. Sipas tyre, tregtia zhvillohet në një ambient të improvizuar, përfshirë katin e parë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti, që paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve. Tregtarët e licencuar shprehen, se kjo konkurrencë e pandershme, i ka çuar drejt falimentimit.Gjatë vëzhgimit në terren u evidentua gjithashtu mungesë reagimi nga strukturat e kontrollit, ndërsa prezenca e Policia Bashkiake Tiranë u përshkrua nga tregtarët si pasive.Drejtori i Agjencisë së Tregjeve Fatjon Dhuli pranoi ekzistencën e problematikës, duke deklaruar, se institucioni ka kërkuar disa herë ndërhyrjen e Policisë Bashkiake. Ai u bëri thirrje tregtarëve ambulantë të formalizohen dhe të bëhen pjesë e tregjeve të miratuara.

Të Fundit