“Si hallexhi e hëngra unë” mashtruesja e piketon dhe i merr 14 mijë euro, qytetari e nxjerr në Stop

Erjona Hoxha, e cila prezantohet si punonjëse tatimesh, akuzohet, se ka mashtruar një qytetar duke i premtuar, se do t’i siguronte një banesë me çmim të ulët, gjoja të bllokuar nga bankat. Një taksist, që operon në linjën Shqipëri–Turqi, ra në kontakt me të dhe, i bindur nga premtimet, i dha fillimisht 10 mijë euro kapar, për blerjen e një shtëpie pranë zonës së stacionit të trenit, që sipas saj do të realizohej brenda 10 ditësh.Por afati kaloi pa asnjë rezultat. Më pas, Hoxha i kërkoi shuma të tjera parash, duke u justifikuar me nevoja personale si ilaçe, apo ndihmë për familjarët. Në total, qytetari pretendon, se i ka dhënë asaj rreth 14 mijë euro. Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, shtëpia nuk u sigurua kurrë dhe vetëm një pjesë e parave është kthyer.Sipas komunikimeve të siguruara, rezulton, se ende mbeten pa u kthyer 7 mijë e 400 euro. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Erjona Hoxha ka premtuar, se do ta shlyejë të gjithë shumën e mbetur, duke e bërë këtë pas presionin nga gazetarja e “Stop”.

Të Fundit