Një pallat në kompleksin ‘Kadiu’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”.
Ndërkohë, shkaku kryesor i këtij zjarri dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike e cila ka rënë në kabinën elektrike të kompleksit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.
“Rreth orës 22:45, në rrugën “Pasho Hysa”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një kompleksi pallatesh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.




