Armë nga Saranda në Tiranë, çmimi 800 euro secila! Kush është 25-vjeçari, u arrestua gjatë operacionit në kryeqytet

Një operacion i koduar “Next” nga komisariati numër 4 ka çuar në arrestimin e një 25-vjeçari në Tiranë, i dyshuar për trafikim dhe shitje armësh zjarri.

Në prangat e Policisë ra Klodian Mustafa, i cili u kap në zonën e rrugës “Myslym Keta”, teksa lëvizte me automjet.

Hetuesit dyshojnë se armët posedoheshin me qëllim shitjen tek anëtarë të grupeve kriminale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 25-vjeçari i kishte sjellë armët nga Saranda dhe dyshohet se t’i shiste në zonat e Freskut dhe Tufinës në Tiranë.

Sipas të njëjtave burime, secila prej armëve dyshohet se do të shitej për rreth 800 euro.

Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr 4 pas disa muaj hetimesh, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të Fundit