Debate në Kuvend është shoqëruar me një moment tensioni mes deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Gjatë seancës plenare, Manja ka kërkuar fjalën për replikë, por nuk i është dhënë mundësia nga drejtuesi i seancës. Në një moment, ai i është drejtuar me fjalët “O Niko”, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Peleshit.
Kryetari i Kuvendit i ka tërhequr vëmendjen deputetit, duke i thënë se “nuk jam Niko”, duke vijuar më pas normalisht drejtimin e seancës.



