Në Pogradec është regjistruar një konflikt i rëndë familjar, që ka nisur për një lopë dhe ka degraduar në dhunë dhe urdhër mbrojtjeje për një nënë rreth 80 vjeçe, Vergjinush Porba.Sipas denoncimit të bërë nga i biri, Albert Porba, konflikti ka nisur, kur familja bleu një lopë me qëllimin, që të furnizohej nëna me qumësht, por kjo nuk u realizua. Më pas mosmarrëveshjet janë përshkallëzuar, duke çuar edhe në dhunë ndaj të moshuarës nga nusja e familjes, pavarësisht se nëna kishte urdhër mbrojtjeje.Situata është rënduar pas shitjes së lopës, duke shkaktuar përplasje të reja. Në një audio të publikuar, djali i madh dëgjohet, duke i drejtuar nënës fjalë kërcënuese dhe ekstreme, përfshirë edhe thirrje fyese dhe presion psikologjik.Nga ana tjetër, nëna pretendon, se është dhunuar dhe sipas saj, konflikti nuk lidhet vetëm me lopën, por edhe me marrëdhëniet e tensionuara brenda familjes.Djali dhe nusja i mohojnë akuzat, duke pretenduar, se nëna ka probleme shëndetësore. Ata akuzojnë gjithashtu palën tjetër për konflikte të vazhdueshme dhe përfshirje në probleme të tjera familjare.Përpjekjet për një marrëveshje mes palëve dështuan, edhe pse fillimisht u arrit dakordësi për ndarje financiare, por më pas palët u tërhoqën nga marrëveshja duke shtuar pretendime të reja për borxhe dhe mosmarrëveshje të vjetra.
- +355 67 220 8888
- [email protected]



