Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të parë dhe me sukses një ndërhyrjeje inovative mini-invazive për bypass koronar.

Përmes një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë në faqen zyrtare në Facebook, bëhet me dije se ndërhyrhja është realizuar pa hapje të sternumit dhe pa ndaluar zemrën, tek një pacient 74-vjeçar.

Ministria thekson se të tilla ndërhyrje janë një hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne me më pak traumë për pacientin.

“Rikuperim i shpejtë, pa transfuzion gjaku dhe kthim në jetën normale brenda pak ditësh – një hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne me më pak traumë për pacientin”, theksohet në postim.

Të Fundit