“Ta kishte parë në moment, jo pas 6 muajsh” i shkruajnë diplomën me gabime, i ngec faji studentes!

Një studente e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, e diplomuar për Teknikë Imazherie, ka konstatuar një gabim të rëndë në diplomën e saj. Data e diplomimit është shënuar gabim 2022 në vend të 2025. Kjo pasaktësi vë në pikëpyetje vlefshmërinë e dokumentit dhe rrezikon drejtpërdrejt procesin e licensimit profesional.Pasi ka kërkuar korrigjimin, fakulteti nuk ka lëshuar një diplomë të re, por vetëm një vërtetim shoqërues. Ndërkohë, pranë Urdhrit të Infermierit, specialistja e licensimit, Silvana Bejko, sqaron, se procedura bazohet mbi të dhënat e kartonit të diplomës, ç’ka do të thotë, se çdo gabim në të, duhet korrigjuar nga vetë institucioni arsimor.Në një komunikim me fakultetin, pranohet, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, por argumentohet, se diploma lëshohet vetëm një herë dhe nuk mund të ribëhet, sidomos nëse është firmosur dhe tërhequr nga studenti. Sipas tyre, zgjidhja është pajisja me një vërtetim që konfirmon të dhënat e sakta. Ekspertja e arsimit të lartë Nora Malaj thekson, se një vërtetim nuk mund të zëvendësojë një diplomë me të dhëna të pasakta. Sipas saj, zgjidhja ligjore është asgjësimi i diplomës me gabim dhe pajisja e studentes me një diplomë të re.

Të Fundit