I digjet vëllai brenda në shtepi, nuk i mbarojnë fatkeqësitë: përfundon duke fjetur në shkallë

Një rast tragjik është raportuar në redaksinë tonë, ku 70-vjeçarja Afërdita Krasta ka humbur banesën e saj, si pasojë e një zjarri të madh, ku ndërroi jetë edhe vëllai i saj. Prej rreth 40 ditësh, ajo jeton pa një cati mbi kokë, duke u strehuar herë pas here te fqinjët. Infermierja e lagjes, Mimoza Xhamaqi, tregon, se e moshuara ndodhet në gjendje të vështirë dhe pa mbështetje. Sipas saj, Afërdita nuk ka as kushtet minimale të jetesës dhe vuan edhe nga shumë sëmundje.Grupi ynë i xhirimit konstatuar, se banesa është e shkatërruar pothuajse plotësisht nga zjarri, ndërsa fqinjët e kanë ndihmuar duke i siguruar edhe lidhje elektrike dhe kushte minimale higjienike. Megjithatë, e moshuara refuzon të hyjë në shtëpi për shkak të traumës.Pas ndërhyrjes mediatike, rasti është referuar tek institucionet sociale, të cilat kanë bërë me dije se dokumentacioni është dërguar në strukturat e Emergjencave Civile për vlerësim të dëmit, ndërsa po pritet përfundimi i ekspertizës lidhur me viktimën. Ndërkohë është premtuar përfshirja e saj në skemën e ndihmës ekonomike dhe mbështetje psikologjike për të përballuar traumën.

Të Fundit