Duke folur nga podcasti i tij këtë të dielë, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është më afër se kurrë Bashkimit Evropian ndërsa u shpreh se objektivi është i arritshëm me angazhim dhe vullnet.
Ai theksoi se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare ndodhen në një fazë ku po diskutojnë raportin e Komisionit ndërsa u shpreh se raporti thotë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë.
Rama tha se vendi është në një proces të pandalshëm reformash dhe transformimesh që po e afrojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë me objektivin historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian ndërsa njëkohësisht po forcojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe mirëqeverisjen.



