Prishet pompa e ujit në pallat,i gjuan komshiut me grushta e lë të vdekur në mes të rrugës,tragjedia

Në 13 prill në Durrës, humbi jetën 58-vjeçari Saimir Markja. Fillimisht u deklarua nga policia dhe mjekësia ligjore, se Marka ishte viktimë e një arresti kardiak. Vëllai i tij, Mentori, tregon, se familja në fillim e besoi këtë version, edhe pse kishte dyshime për shkak të shenjave në fytyrë dhe një plage në pjesën e pasme të kokës së të ndjerit.Ditën e funeralit, bashkëshortja e Saimirit, vuri re mungesën e orës së dorës. Kërkimi për orën i çoi tek një fqinj, Mario, që ka një servis motorësh, dhe sjellja e Marios dhe vëllezërve të tij, rriti edhe më shumë dyshimet, se vdekja nuk ishte natyrale.Sipas një bisede telefonike, që Mentori pati me oficerin e policisë gjyqësore, Gentjan Kariqi, vdekja ishte konstatuar si arrest kardiak nga mjekët e urgjencës në Durrës dhe nga mjeko-ligjori Anton Samarxhi. Por pamjet e siguruara tregojnë, se policia kishte kryer vetëm një kqyrje sipërfaqësore të vendit të ngjarjes, pa sekuestruar kamerat e sigurisë dhe pa marrë dëshmi nga personat e pranishëm.Vetëm pas këmbënguljes së familjarëve, katër ditë më vonë u siguruan pamjet e kamerave të një gomisterie pranë pallatit. Ato treguan, se më 13 prill kishte ndodhur një konflikt për çmimin e një pompe uji, gjatë të cilit Gentjan Kraja e kishte goditur Saimirin me grushte, duke e rrëzuar përtokë pa ndjenja. Pamjet tregojnë gjithashtu, se një ditë pas ngjarjes, Gentjan Kraja, në një bisedë me pronarin e gomisterisë, mburrej duke thënë, se kështu i vriste të gjithë me një grusht.

Të Fundit