Sëmundja e minjve i merr jetën 38-vjeçarit! Çfarë ndodhi në urgjencë?

Në janar 2025 transmetuam një deoncim të zotit Feriz Lami nga Laci, pasi në korrikun e vitit 2024 , i biri, Fatjon Lami, 38 vjecar humbi jetën, pasi u ndje keq, teksa vadiste misrin. I riu shfaqi probleme shëndetësore, që i atribuohen një infeksioni të minjve. Sipas familjarëve, ai u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit, ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor. Më pas u dërgua në Infektivin e Tiranës me vonesë në gjendje kome, ku fatkeqësisht humbi jetën.Ferizi tha, se të birit i bënë vetëm serume dhe temperatura nuk i binte.Ndërkohë një tjetër banor i zonës, që u kurua në kohë, sot është në jetë. Agron Lala, shefi i Urgjencës në Laç pranoi, se për rastin e të ndjerit është neglizhuar.Jemi rikthyer të flasim për këtë rast, pasi prokurori i Lezhës, Arben Nika, njoftoi përfundundimin e hetimeve për ngjarjen. Hetimi është bazuar në materialin e transmetuar në emisionin “Stop”, dhe akuzon për neglizhencë në trajtimin mjekësor dy mjekë të spitalit të Lacit, Aleksandër Isufin dhe Gëzim Sinanajn, të cilët rrezikojnë dy vjet burg secili.Denoncuesi Feriz Lami, shprehet i lehtësuar me këtë përfundim.

Të Fundit