“Rrahin dhe vjedhin ushqimin e jetimëve” tmerri në Shtëpinë e Foshnjes, denoncon sanitarja!

Aishe Kapri, gjyshja e një fëmije 3-vjeçar, që ndodhet në Shtëpinë e Foshnjës në Shkozet, shprehet, se djali i saj vuna dënimin në burg dhe ka lënë pas katër fëmijë, të vendosur në institucione shtetërore për shkak, se gjykata ka vlerësuar, se e ëma nuk është e aftë të kujdeset për ta. Gjyshja ka kërkuar të marrë në kujdestari nipin e saj të vogël, por kërkesa i është refuzuar për shkak të kushteve ekonomike dhe faktit që është me pension.Në këtë institucion, një sanitare tregon, se fëmijët keqtrajtohen dhe dhunohen. Sipas saj, fëmija 3-vjeçar është parë me shenja të dyshimta, të cilave, ajo u ka bërë edhe fotografi dhe ia ka raportuar drejtoreshës së institucionit. Sanitarja thotë, se i është kërkuar të mos informojë gjyshen për situatën. Pas këtyre denoncimeve, ndaj saj është marrë masa e transferimit nga institucioni.Drejtoresha e Shtëpisë së Foshnjës në Shkozet i mohon akuzat për dhunë ndaj fëmijëve. Ajo shprehet se, sapo është marrë njoftimi, fëmija është vizituar nga mjekja dhe nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas saj, informimi i familjarëve nuk është detyrim i drejtpërdrejtë i institucionit dhe çështja e pamjeve të kamerave është në shqyrtim. Drejtoresha shton, se në 13 mars ka marrë dijeni për situatën dhe në 19 mars është zhvilluar një mbledhje, ku sanitarja ka ngritur akuza dhe ka pasur sjellje konfliktuale ndaj kolegeve. Më 24 mars është vendosur largimi i saj nga puna.

Të Fundit