Kosova shkon në zgjedhje, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar këtë të mërkurë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës ditën e djeshme dhe vendimit që vendi të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetin social Facebook, Osmani shprehet se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli. Gjithashtu, ajo i ka bërë thirrje partive politike që të bashkohen dhe ta lënë mënjanë urrejtjen.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur koha për dashni. Mjaft më me propagandë, përçarje e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën”, ka thënë Osmani.

Të Fundit