Aishe Kapri, gjyshja e një fëmije 3-vjeçar, që ndodhet në Shtëpinë e Foshnjës në Shkozet, shprehet, se djali i saj vuna dënimin në burg dhe ka lënë pas katër fëmijë, të vendosur në institucione shtetërore për shkak, se gjykata ka vlerësuar, se e ëma nuk është e aftë të kujdeset për ta. Gjyshja ka kërkuar të marrë në kujdestari nipin e saj të vogël, por kërkesa i është refuzuar për shkak të kushteve ekonomike dhe faktit që është me pension.Në këtë institucion, një sanitare tregon, se fëmijët keqtrajtohen dhe dhunohen. Sipas saj, fëmija 3-vjeçar është parë me shenja të dyshimta, të cilave, ajo u ka bërë edhe fotografi dhe ia ka raportuar drejtoreshës së institucionit. Sanitarja thotë, se i është kërkuar të mos informojë gjyshen për situatën. Pas këtyre denoncimeve, ndaj saj është marrë masa e transferimit nga institucioni.Drejtoresha e Shtëpisë së Foshnjës në Shkozet i mohon akuzat për dhunë ndaj fëmijëve. Ajo shprehet se, sapo është marrë njoftimi, fëmija është vizituar nga mjekja dhe nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas saj, informimi i familjarëve nuk është detyrim i drejtpërdrejtë i institucionit dhe çështja e pamjeve të kamerave është në shqyrtim. Drejtoresha shton, se në 13 mars ka marrë dijeni për situatën dhe në 19 mars është zhvilluar një mbledhje, ku sanitarja ka ngritur akuza dhe ka pasur sjellje konfliktuale ndaj kolegeve. Më 24 mars është vendosur largimi i saj nga puna.
Në lumin e Tiranës konstatohen vazhdimisht hedhje inertesh dhe mbetjesh ndërtimi, duke e ndotur rëndë shtratin e lumit dhe duke dëmtuar mjedisin përreth. Materialet e hedhura pa kontroll, jo vetëm, që prishin ekosistemin natyror, por edhe rrisin rrezikun e bllokimeve dhe përmbytjeve në raste reshjesh. Banorët shprehin shqetësim për këtë fenomen, ndërsa mungesa e kontrollit dhe ndëshkimeve shihet si një nga arsyet kryesore të këtij fenomeni.
Në janar 2025 transmetuam një deoncim të zotit Feriz Lami nga Laci, pasi në korrikun e vitit 2024 , i biri, Fatjon Lami, 38 vjecar humbi jetën, pasi u ndje keq, teksa vadiste misrin. I riu shfaqi probleme shëndetësore, që i atribuohen një infeksioni të minjve. Sipas familjarëve, ai u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit, ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor. Më pas u dërgua në Infektivin e Tiranës me vonesë në gjendje kome, ku fatkeqësisht humbi jetën.Ferizi tha, se të birit i bënë vetëm serume dhe temperatura nuk i binte.Ndërkohë një tjetër banor i zonës, që u kurua në kohë, sot është në jetë. Agron Lala, shefi i Urgjencës në Laç pranoi, se për rastin e të ndjerit është neglizhuar.Jemi rikthyer të flasim për këtë rast, pasi prokurori i Lezhës, Arben Nika, njoftoi përfundundimin e hetimeve për ngjarjen. Hetimi është bazuar në materialin e transmetuar në emisionin “Stop”, dhe akuzon për neglizhencë në trajtimin mjekësor dy mjekë të spitalit të Lacit, Aleksandër Isufin dhe Gëzim Sinanajn, të cilët rrezikojnë dy vjet burg secili.Denoncuesi Feriz Lami, shprehet i lehtësuar me këtë përfundim.




