“I bëra montazh diplomës me foton e koleges” Skandali i shefes në QSUT:Bëj çdo gjë për vendin e punës

Në Klinikën Stomatologjike Universitare të Tiranës denoncohen shkelje, që lidhen me shkarkime të dyshimta, apo emërime pa procedura. Ish-përgjegjësja e Burimeve Njerëzore ankohet në emisionin “Stop”, se është larguar padrejtësisht nga detyra, pas 9 vitesh në këtë pozicion. Sipas saj, në vitin 2024 i është ndryshuar struktura e punës, duke u përfshirë edhe sektori i shërbimeve mbështetëse. Drejtoresha e institucionit, Belisa Kaleci, e ka urdhëruar përmes telefonit të marrë këtë rol shtesë, ndërsa në pozicionin e Burimeve Njerëzore është komanduar pa konkurs Enerta Pambuku, asistentja e drejtoreshës.Ish-përgjegjësja pretendon, se i ka përballuar të dyja detyrat për një periudhë, por më 20 prill është shkarkuar menjëherë nga puna pa argumente dhe pa procedurë. Madje vendimi është komunikuar gjatë një mbledhjeje stafi. Ajo thotë, se ka bërë ankesa në Ministri, por nuk ka marrë përgjigje.Nga ana tjetër, drejtoresha Belisa Kaleci akuzohet, se mban ende në detyrë shefen e financës, Liljana Kuka, e cila ka dalë në pension prej dy vitesh. Për më tepër, kjo e fundit, ka qenë e përfshirë në një rast falsifikimi diplome të denoncuar publikisht në vitin 2019, falsifikim, që e ka pranuar edhe vetë e akuzuara. Drejtoresha kaleci jep përgjigje të paqarta për shkarkimin e ish-përgjegjëses, ndërsa për rastin e financës, thotë, se nuk ka kandidatë të interesuar. Në një intervistë të dytë të kërkuar prej saj, Belisa Kaleci përpiqet të justifikojë vendimet, duke deklaruar se ish-përgjegjësja e Burimeve Njerëzore e kishte mbajtur vendin e punës me forcë, pretendim që bie në kundërshtim me faktin, se nuk është bërë asnjë kallëzim ndaj saj.Ne kontaktuam ish-drejtorin e institucionit, Etjan Joka, i cili shprehet pozitivisht punonjësen e shkarkuar, duke lënë të kuptohet, se konflikti mund të ketë qenë i natyrës personale nga ana e drejtueses aktuale.

Të Fundit