“Jo për çdo gjë me vrap te Stopi” paguan më shumë për token, zihet me specialisten!

Në fshatin Varibop të Njësisë Administrative Cakran në Fier, qytetari Fadil Yzeiraj denoncoi, se është detyruar të paguajë 860 mijë lekë taksa për tokën dhe ndërtesën, të papaguara që nga viti 2011, me qëllim certifikimin e pronave të tij.Sipas ligjit, që parashikon fshirje dhe ulje të detyrimeve tatimore nga viti 2026, Yzeiraj nuk duhej të paguante taksa për periudhën 2011–2014, dhe për vitet 2015–2019, duhej të paguante vetëm 50% të detyrimit, ndërsa për vitet e tjera vetëm kamatëvonesat deri në 2024. Megjithatë, nga administrata vendore i është kërkuar pagesë 100% pa aplikuar lehtësitë ligjore.Ai tregon, se është informuar vetë për ligjin dhe ka kërkuar sqarime në njësinë administrative, ku është përballur me mungesë informacioni. Specialistja e administratës, Marinela Shuteriqi, ka deklaruar, se çështja do të zgjidhet, por kërkohet dokumentacion zyrtar për të bërë rillogaritjen.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, rasti u referua zyrtarisht në Bashkinë e Fierit, e cila pranoi, se qytetari ka paguar më shumë, se sa duhet dhe se do të bëhet rillogaritje, me mundësi kthimi të parave, ose kompensimi të tyre si detyrim tatimor në vijim.

Të Fundit