Kroçera “MONET” mbërrin në Vlorë, 48 turistë vizitojnë destinacionet kryesore

Kroçera “MONET”, me flamur të Kingstown mbërrit mëngjesin e së premtes në radën e Vlorës. Në bord ndodhen 48 pasagjerë/turistë nga vende të ndryshme si Kroacia, Portugalia, Gjermania dhe Anglia, të cilët do të vizitojnë disa nga pikat turistike të zonës.

Kroçera “MONET” ka ardhur nga Durrësi dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 20:00, për t’u nisur më pas drejt destinacionit të radhës, Sarandës.

Muaji prill shënon edhe nisjen e sezonit të kroçerave në Vlorë, duke e kthyer qytetin gjithnjë e më shumë në një destinacion të përvitshëm për turizmin detar. Kroçerat pritet të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik.

48 turistët që mbërritën këtë mëngjes kanë në itinerarin e tyre vizita në disa prej pikave më të njohura turistike, si Zvërneci dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë.

Të Fundit