Futen me mik ne pune vetem per te marre rrogen, kamera e fshehte nxjerr zbuluar skandalin!

Kemi bërë një vëzhgim në plot 13 shkolla të Tiranës, për të parë funksionimin e shërbimit shëndetësor. Edhe pse mjekët dhe stomatologët rezultojnë të planifikuar me grafikë për të mbuluar institucionet arsimore, në praktikë prania e tyre është e rrallë, ose inekzistente. Kamera jonë provoi mungesë të plotë të mjekëve, ose prezencë sporadike të tyre.Nga dëshmitë e rojeve, mësuesve dhe nxënësve, rezulton, se këta specialistë lëvizin nga një shkollë në tjetrën ose mungojnë për periudha të gjata, duke e bërë shërbimin joefektiv. Ndërkohë, ekspertët theksojnë, se roli i mjekut dhe stomatologut në shkolla është thelbësor, jo vetëm për kontrollet dhe vaksinimet, por edhe për edukimin shëndetësor të nxënësve.

Të Fundit