Pas pezullimit, përjashtohen nga policia 7 zyrtarët lokalë të komisariatit Peqin që nuk morën masa për kontrollin e territorit.
Pas hetimit disiplinor për shkelje të rënda nga drejtoria e standarteve profesionale janë përjashtuar përfundimisht nga rradhët e uniformave blu:
Komisar Altin Gusho,
Komisar Danjel Kacaniku,
Nënkomisar Sefer Dushku,
Inspektor Muharrem Zylyfi,
Nënkomisar Bilbil Lita,
Komisar Denis Sinani
Inspektor Arben Koseni
Nga hetimet ka rezultuar se magazina shfrytëzohej prej më shumë se 1 viti për kultivim kanabisi pasi janë gjetur sasi të mëdha kërcenjsh të bimëve të vjelura të drogës.
Në takimet e para me drejtoritë e policive vendore kryepolici Skënder Hita ka qenë i prerë duke paralajmëruar se raste të tilla nuk do të tolerohen duke kërkuar kontroll periodik të territorit dhe ambienteve me rrisk për kultivim.



